Balla kërkon që të votohet rezoluta që dënon gjenocidin serb në Srebenicë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, ka kërkuar nga deputetët ta votojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebenicë.
Para deputetëve shqiptarë, ai ka deklaruar se votimin e kësaj rezolute e kanë obligim jo vetëm për shkak të 8 mijë civilëve të pafajshëm që u masakruan në Sreberenicë.
“Në përputhje të plotë me rezolutat e Parlamentit Evropian, të datës 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe të atë datës 15 korrik 2015 për Përkujtimin e Genocidit në Srebrenicë, Rezoluta i kërkon Qeverisë të nderojë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të genocidit në Srebrenicë”, ka thënë Balla.