Balje takohet me Abdixhikun – A po i largohet edhe një deputet pushtetit?
Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka pasur sot një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Në një komunikatë, Abdixhiku ka thënë se është diskutuar mundësia e bashkëpunimit.
Balje edhe më herët ka pasur dallime me pushtetin, sidomos për Kodin Civil, mbulesën dhe përjashtimin e saj nga Komisioni për Energji.
Postimi i LDK-së:
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, ka pritur kryetaren e SDU-së, Duda Balje.
Kryetari Abdixhiku me znj. Balje diskutoi për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së.
Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim.