Balje i quan “për marre” seancat e kuvendit, thotë se do të votonte një qeveri të ish-opozitës - NACIONALE

Balje i quan “për marre” seancat e kuvendit, thotë se do të votonte një qeveri të ish-opozitës

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Personalisht për mua është marre”, tha deputetja nga komuniteti boshnjak për dështimin e tridhjetë e dytë me radhë të Vetëvendosjes për të grumbulluar shumicë parlamentare dhe zgjedhur kryetar të kuvendit edhe pas dy muajsh.

Balje, mes tjerash, tha se po të diskutohej më konkretisht për një opsion qeverie nga blloku ish-opozitar, ajo do ta votonte.

“Ne në fakt e kemi normalizu situatën dhe tash çdo 48 orë… nuk varet prej neve do me thënë. Vërtet duhet të ulemi dhe të bëjmë një marrëveshje më të shëndetshme, më të fortë. Se kështu, nuk e di. Unë vërtet nuk kam ide se çfarë mendojnë brenda partive të mëdha të shqiptarëve, por vërtetë për mua personalisht është marre dhe nuk shoh arsye për të qenë prezent në seancë. Vërtet duhet bërë ndonjë hap konkret”, tha ajo.

Lajme të ngjashme