Bajrami: Sipas të dhënave nga ambasadat, rreth 170 persona ikin brenda ditës - NACIONALE

Bajrami: Sipas të dhënave nga ambasadat, rreth 170 persona ikin brenda ditës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, duke cituar ambasadat e huaja në Kosovë, ka thënë se rreth 170 persona në ditë ikin nga Kosova.

“Ka ikje të madhe. Sipas të dhënave që posedojmë, rreth 170 persona ikin brenda ditës”, deklaroi Bajrami në “Context”, ATV.

“Ashtu janë të dhënat sipas ambasadave të huaja të Republikës së Kosovës, ato që janë të akredituara në Prishtinë. 170 persona në ditë largohen nga Kosova”, tha deputetja e LDK-së.

Lajme të ngjashme