Bajrami rendit dështimet në tre vjetorin e Qeverisë Kurti: Ka korrupsion, ka sanksione, ka shkelje të Kushtetutës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në tre vjetorin e fitores së Vetëvendosjes, ka renditur dështimet e Qeverisë Kurti dhe premtimet e papërmbushura nga pushtetit.
Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se gjatë tri viteve qeverisë të Kurti, po vihet në pikëpytje partneriteti i Kosovës me Amerikën si dhe sanksionet nga Bashkimit Evropian.
Tutje, ajo ka thënë se Kurti e ka pranuar “Zajednicën”, teksa sipas saj, pushtetit e ka shkelur shtatë herë Kushtetutën.
Ndër të tjera, ajo ka renditur mos përmbushjen e premtimeve si ndërtimi i çerdheve, ndërtimi i banesave për çiftet e reja, mungesën e projekteve infrastrukturore e të tjera.
“Ka korrupcion, si rasti i Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt Qeveria ju del në mbrojtje duke e pengu drejtësinë ta kryej punen e vet flet për korrupcion. Për më tepër e thotë Raporti i fundit për Vendin i Kosmisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
“E vërteta është se keni dështu!” – përfundon shkrimi i saj.
Statusi i plotë: