Bajrami: Qeveria urgjentisht duhet të ndajë shtesat e rrezikshmërisë për policët - NACIONALE

Bajrami: Qeveria urgjentisht duhet të ndajë shtesat e rrezikshmërisë për policët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur si lajm të mirë ndarjen e 50 mijë eurov për familjen e heroit Afrim Bunjaku, policit që ra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në veri.

Zonja Bajrami ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të ndajë mjetet shtesë të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

“Lajm i mirë ndarja e 50 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjakut. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Urgjentisht, Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët. Sot, Qeveria do të duhej të çonte përpara sigurimet jetësore e shëndetësore për gjithë ruajtësit e rendit në Republikë.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme