Bajrami: Qeveria po i ofron “hua” RTK-së, por nuk po ia alokon mjetet buxhetore të garantuara me Ligjin e Buxhetit - NACIONALE

Bajrami: Qeveria po i ofron “hua” RTK-së, por nuk po ia alokon mjetet buxhetore të garantuara me Ligjin e Buxhetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së , Hykmete Bajrami, e ka kritikuar mënyrën se si Qeveria po synon të ia ndajë parat RTK-së për pagat e punonjësve.

Ajo ka vlerësuar se qeveria në detyrw po refuzon të ia alokojë RTK-së mjetet buxhetore të garantuar me Ligjin për Buxhetin.

Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se Qeveria ka vendosur që këto para të ua jep në formë huaje RTK-së.

“Merreni me mend, ''Qeveria'' po refuzon t’i alokojë RTK-së mjetet buxhetore të garantuara me Ligjin e Buxhetit! Në vend të kësaj, po u ofron “hua” pra, paratë që RTK-ja i ka të vetat ligjërisht, ''Qeveria'' po ua jepë si borxh dhe pastaj do t’ua ndalë po nga ky buxhet. 🤦‍♂️ Kjo është njësoj si me subvencionimin e librave, a ju kujtohe qysh thoshin: “Ne s’ju japim para shtëpive botuese, po prindërve,” dhe prindërit ku i çonin? Prapë te shtëpitë botuese. E vërteta është: RTK-ja ka 700 punëtorë që nuk janë paguar që 45 ditë. Mjaft me lojëra! Lironi fondet e RTK-së dhe paguani punëtorët për punën e bërë”, ka shkruar Bajrami, duke cituar një shprehje të njohur për budallallëkun.

“A. Einstein ka thënë: Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor dhe nuk jam i sigurt për universin”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme