Bajrami për qeverinë: Pse s’po realizoni premtimet me të cilat i keni marrë votat?
Ish-ministrja e Finacave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga partia në pushtet – Vetëvendosje – që t’i realizojnë premtime për të cilat i kanë fituar votat në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bajrami në një shkrim në Facebook ka thënë se Qeveria po abuzon me votat që kanë fituar pasi sipas saj, nuk po i realizojnë premtimet e bëra gjatë fushatës.
“Mos harroni, keni marrë 51% të votave, ju kanë votuar edhe ata që sot po i quani abuzues. Mirëpo, abuzimi më i madh në një demokraci është ajo çka jeni duke bërë ju, po abuzoni me votën që keni marrë.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Shkrimi i plotë i znj. Bajrami:
KUSH JANË ABUZUESIT?
• A janë abuzues ata të cilët po paguajnë më shume taksa për shkak se i besojnë më shumë Qeverisë Kurti?
• A janë abuzues ata të cilët punësojnë rreth 280 mijë punëtorë dhe po mbajnë rreth 200 mijë familje?
• A janë abuzues ata që e mbushin buxhetin e shtetit, prej të cilit paguhen rreth 83 mijë shërbyes civilë dhe rreth 305 mijë përfitues të skemave sociale?
Sipas VV dhe Qeverisë çmimet janë rritë për shkak të abuzuesve e jo për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Mos harroni, keni marrë 51% të votave, ju kanë votuar edhe ata që sot po i quani abuzues. Mirëpo, abuzimi më i madh në një demokraci është ajo çka jeni duke bërë ju, po abuzoni me votën që keni marrë.
Pse s’po realizoni premtimet me të cilat i keni marrë votat?
Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për MIELLIN?
Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për VAJIN?
Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për QUMSHTIN?
Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për SHEQERERIN?
Këto mashtrime dhe këto premtime do të ndëshkohen nga votuesit. Kemi shembuj plot dhe rasti i fundit te zgjedhjet lokale ku partia në pushtet mbeti VEÇ me katër komuna!