Bajrami: Përndjekja e gazetarëve nga AKI-ja, shënon pikën më të ulët të demokracisë në vend
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me përcjelljen nga agjentë të AKI-së ndaj gazetarëve.
Bajrami ka thënë se ky moment shënon pikën më të ulët të demokracisë në vend.
Postimi:
Qeveria Kurti në mbrojtje të të korruptuarëve po përndjekë gazetarë
Përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja, dhe dorëzimi i lëndës nga ana e tyre në Prokurori shënon jo vetëm pikën me të ultë të kësaj Qeverie, por dhe pikën me të ultë të demokracisë në vend.
Ne jemi dëshmitarë që qytetarët e këtij vendi nuk kanë kursy asgjë për fjalën e lirë, për të thënë atë që kanë besu që është e drejtë, për të thënë të vërtetën.
Qysh ka mundësi që 25 vjet pas lufte, 16 vjet pas pavarësisë institucionet vitale si AKI-ja me u vu në përndjekje të gazetarëve shqiptar?!
✔︎ vetëm se ata po shpërfaqin koordinimin e pushtetit me Radoiçiqin,
✔︎ se po shpërfaqin udhëheqjen e dikasterëve me vitale të qeverisë nga zyra parapolitike e LVV-së,
✔︎ se po shpërfaqin me fakte keqpërdorimet në shlyërjen joligjore të borxheve të ambalazhuesëve të ujit,
✔︎ se po arrijnë të shpërfaqin nepotizimin dhe shumë keqpërdorime të tjera në institucione.
Dhe shihni se çka ndodhë sot, në vend se Kurti, i cili kishte marrë 51% të votave në zgjedhjet e vitit 2021 me premtimin se ''do ta bëj Dubravën 12 kat'' për të futë aty krejt të korruptuarit, ai sot është vënë në mbrojtje të tyre , sepse janë pikërisht njerëzit e tij të mveshur me pushtet të cilët në baza ditore po korruptohen. Tani për dallim me Albinin e opozitës, Albini kryeministër po mendon se në Dubravë duhet me përfundu jo të korruptuarit, por ata që e shpërfaqin korrupcionin.
Mos të harrojmë se Kurti dhe klika e tij sot përndjekin gazetarë, nesër përndjekin opozitarë e pasnesër secilin qytetar që ka guxin ta thotë një të vërtetë që nuk i shkon përshtati Kurtit.
Pra kjo çështje nuk është thjeshtë përndjekje e tre gazëtarëve - e tre individëve, kjo është tentativë me heshtë çdo zë kritik dhe me qu vendin drejt autoritarizmit të plotë. Për më tepër instrumentalizimi i institucioneve shtetërore për llogari të ulëta politiko-partiake është rrezik për demokracinë. Këtë fenomen ne s’guxojmë dhe s’duhet ta lejojmë që të bëhet normë. Andaj edhe thirrja shkon prej krejt ata burra e gra që punojnë në insitucione që t’i shërbejnë shtetit dhe jo partive politike.
Meqë 9 shkurti nuk është larg duhet ta dimë të gjithë se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje mes autoritarizmit ku po rrshet vendi dhe demokracisë.