Bajrami: Nxënësit nuk përfillën urdhrin e ministres Nagavci - NACIONALE

Bajrami: Nxënësit nuk përfillën urdhrin e ministres Nagavci

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një postim në Facebook, ka thënë se dita e shtunë nuk ishte ditë mësimi por ditë dështimi.

Bajrami ka marrë shembull nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, në të cilën, sipas saj, shumica prej tyre nuk kanë ndjekur mësimet.

Ajo tha se nxënësit nuk e përfillen urdhrin e ministres Nagavci.

Sipas saj, faji për dështimin e mësimit është ministrja Nagavci, e cili e ka krijuar planin e mësimit pa u konsultuar me askënd.

Postimi:

Lajme të ngjashme