Bajrami: Nuk po realizohet asnjë premtim i LV-së
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosmbajte të pretimeve.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se deri me tani nuk po përmbushet asnjë prej premtimeve zgjedhore të LV-së, të cilat ia kanë sjell 51% të votave.
“Është viti i dytë i qeverisjes dhe është buxheti i dytë që kjo Qeveri e ka planifikuar vetë dhe po realizmi i investimeve kapitale është më i ulëti ndonjëherë në historinë e vendit. Janë 704 milionë euro të parapara për investime kapitale dhe për gjashtë muajt e parë janë shpenzuar vetëm 79.3 milionë apo vetëm 11% e shumës totale. Nuk po realizohet asnjë investim kapital, nuk po realizohet asnjë nga premtimet e LLV-së, premtime të cilat ia kanë siguruar 51% të votave. Ku janë çerdhet, banim i përballueshëm, rrugët, kanalet e ujitjes, etj”, ka thënë Bajrami.