Bajrami: Nuk do të lëmë gur pa lëvizur deri në shfuqizimin e vendimit të ZRrE-së
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk do të lënë gur pa lëvizur, deri në shfuqizimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Bajrami ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, pas mbledhjes së nënshkrimeve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Krahas saj, ajo ka shkruar:
“Së bashku me të gjithë deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe japin llogari para tyre, nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset”.