Bajrami: Nëse po flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu – këtë vetë Kurti është duke e bërë - NACIONALE

Bajrami: Nëse po flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu – këtë vetë Kurti është duke e bërë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sugjeroi se refuzimi për të votuar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit lidhet me qëndrime patriarkale.

Madje, sipas Bajramit, është pikërisht deputeti i kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po e denigron Hazhiun.

“E para nëse po flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë vet z.Kurti është duke e bërë. Besoni ose jo, në politikë jam nga viti 2010 dhe asnjëherë për asnjë çmim nuk kisha pranu që emri im dhe unë personalisht të jem arsyeja dhe subjekti i një bllokade i tentativës së 24-të dhe të dështuar, kurrë asnjëherë në asnjë çmim”.

“Do e kisha dorëzuar mandatin dhe nuk do të kisha pranuar te jem diçka e tillë. Në anën tjetër nuk bëhet fjalë për patriarkalizëm dhe me asgjë tjetër. Z. Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë pjesë e parlamentit që nga viti 2010 dhe asnjëherë qytetarët nuk e kujtojnë as edhe një votë të ndonjë deputeti të LVV-së për kryeparlamentar të Kuvendit të Kosovës në asnjë konstituim në asnjë legjislaturë, nëse ata nuk e kanë pasë kandidatin e vet ose nuk kanë në marrëveshje politike. E vetmja herë që kanë votuar e dini ka qenë Zonja Vjosa Osmani, e dini mandej e kanë tërhequr Z. Glauk Konjufca sepse ashtu ka qenë marrëveshja, dhe mandej është votuar Z. Osmani, ata asnjëherë tjetër nuk kanë votuar ndonjë kandidat tjetër”.

Lajme të ngjashme