Bajrami në fushatë: Kosova zhvillohet kur bizneset vendore fuqizohen - NACIONALE

Bajrami në fushatë: Kosova zhvillohet kur bizneset vendore fuqizohen

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vizituar kompaninë “Eurometal”, të cilën e vlerësoi si shembull të suksesit të prodhimit vendor në tregjet evropiane.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se gjatë vizitës ka parë nga afër punën dhe standardet profesionale të kompanisë.

“Sot, pamë nga afër punën serioze që bëhet në ‘Eurometal’, një kompani që dëshmon se prodhimi vendor ka cilësi”, ka shkruar ajo.

Bajrami theksoi se bizneset prodhuese janë “shtylla e ekonomisë sonë”, pasi krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në zhvillimin industrial.

Ajo bëri thirrje për mbështetje më të madhe ndaj prodhuesve vendorë, duke theksuar se “Kosova zhvillohet kur bizneset vendore fuqizohen”.

Lajme të ngjashme