Bajrami: Ligji për skemat pensionale është diskriminues, Presidentja nuk duhet ta dekretoj - NACIONALE

Bajrami: Ligji për skemat pensionale është diskriminues, Presidentja nuk duhet ta dekretoj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të mos e dekretojë Ligjin nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Ajo ka bërë me dije se ky ligj është diskriminues për shkak të pikës 2.4.

Në profilin e saj në “Faceboook”, ajo ka shkruar se opozita është munduar ta ndryshon këtë pikë, por nuk ia ka arritur.

Në seancën e fundit u ndryshua Ligji nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti, për të përmbushur një obligim kushtetues pasi që Gjykata Kushtetuese erdhi në përfundim se Ligji në fjalë ka qënë diskriminues. Por ashtu siç e kam thënë dy herë në seancë atë ditë po e them prapë se edhe Ligji nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti mbetet diskriminues për shkak të pikës 2.4. në Nenit 8/A. Shiheni nenin në foto. Edhe pse deputetët e opozitës tentuan ta ndryshojnë këtë nen në mes të dy leximeve nuk patën sukses andaj Ligji nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti mbetet diskriminues dhe si të tillë presidentja nuk duhet ta dekretoj - duhet të ia kthej Kuvendit”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme