Bajrami: LDK s`ka votë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pres dorëheqjen e Kurtit - NACIONALE

Bajrami: LDK s`ka votë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pres dorëheqjen e Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka përsëritur edhe një herë se LDK-ja nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “Click” në RTV21, ajo ka bërë me dije se LDK-ja nuk e merr përgjegjësinë për dështimet e kryeministrit Kurti.

“LDK qëndrimin e ka të qartë, zoti Kurti duhet të japë dorëheqje , nuk ka shpërndarje të Kuvendit, ne nuk e marrim përgjegjësinë për dështimet e zotit, Kurti…Kurti duhet të dalë me i tregu publikut që ka dështuar”, tha ajo.

Ajo ka bërë me dije se LDK-ja pret dorëheqjen e kryeministrit Kurti.

“E pres një gjë të tillë për shkak se zoti Kurti një dorëheqje e ka dhënë në momentin kur ai, ka ftu partitë opozitare kinse për agjende legjislative e ka hapë temë e zgjedhjeve pas takimit me kryetarin e PDK-së shkon i fton përfaqësuesit e minoriteteve…kjo i bjen dorëheqje faktive”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme