Bajrami kritikon Kurtin: Ka bllokuar mbi 37 milionë euro për komunat - NACIONALE

Bajrami kritikon Kurtin: Ka bllokuar mbi 37 milionë euro për komunat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e 37.5 milionë eurove të komunave.

Bajrami ka thënë se 37.5 milionë euro janë bllokuar që pesë muaj.

Ajo ka thënë se këtu përfshihen tenderë për projekte të ndryshme.

I ka blloku 37.5 milionë euro që 5 muaj, të hyra vetanake të komunave, janë qindra tenderë që s'po mund të shpallën: rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qerdhe e shtepi të shëndetit e ju flet për vitin tjetër.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo më së paku është hipokrizi!” – ka shkruar Bajrami.

Reagimi i saj vjen pasi Kurti ka thënë se qeveria e tij ka ndarë 200 milionë euro më shumë për komunat sesa qeverisjet e kaluara.

Reagimi:

Lajme të ngjashme