Takimi i qeverisë me kryetarët e komunave: Këto janë shtatë kërkesat e komunave drejtuar Kurtit - NACIONALE

Takimi i qeverisë me kryetarët e komunave: Këto janë shtatë kërkesat e komunave drejtuar Kurtit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryetarët e komunave të vendit. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu prezantoi shtatë kërkesa për qeverinë, ndërsa takimi po vazhdon të mbahet me dyer të mbyllura për t’i diskutuar këto pika. Çka u tha?

Në ndërtesën e qeverisë po mbahet takimi koordinues mes pushteti ekzkutiv qendror me kryetarët e komunave të Kosovë.

Ky takim vjen në kohën e pakënaqësive të mëdha të kryetarët të komunave ndaj vendimeve të qeverisë.

Çka u tha?

Në hyrje të takimit, Kurti përshëndeti kryetarët e rinj të komunave veriore ndërsa përmendi ndarjet buxhetore për komunat.

“Një mirëseardhje e veçantë për kryetarët e sapo zgjedhur të komunave në veri të vendit të cilët po na bashkëngjiten për herë të parë.” – ka thënë fillimisht Kurti.

Kurti ka thënë se për komunat janë ndarë gati 200 milionë euro më shumë sesa që kishte ndarë qeveria e kaluara.

“Sot nga Asociacioni i komunave janë listuar disa tema që janë me rëndësi për nivelin lokal, që nga tatimi në pronë, pronat e administruarn nga AKP-ja dhe Agjencia e pyjeve e deri të buxheti i komunave dhe procedurat e rekurtimit në shërbimin publik.”

“Para 3 jave komisioni i granteve mbajti një takim të rëndësishme në të cilin u miratua ndarja e granteve për komuna për përiudhën 2024-2026. Buxheti i përgjithshëm komunal arrin vlerën 742 milionë euro që i bie gati 200 milionë euro më shumë për komuna gjatë kësaj qeverisje sesa asaj të mëparshme që do të thotë se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror por edhe financat që presin të konktretizohen përmes një bashkëpunimi mes të gjithë neve.” – ka thënë Kurti.

7 pikat e komunave

Pas fjalimit të Kurtit, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, shprehu pakënaqësitë e komunave në lidhje me vendimet e qeverisë.

Aliu ka thënë se komunat kanë shtatë kërkesa për Qeverinë të cilat janë si vijon:

Qëndrime e kërkesa parashtruar për qeverinë

1 - kundërshtimi për bartjen e përgjegjesisë së faljes së tatimit në pronë te komuant sepse kjo cenon të hyrat vetanake nga të cilat varen në masë të madhe projektet kapitale në komuna

2 - urgjentisht të barten mjetet e të hyrave vetanake të komuave për momentin të pezulluara

3 - te themelohet granti i 4 që do krijojë barazi financiar për komunat e Kosovës

4 - Kërkojmë përshpejtimin e nxjerrjes së akteve nënligjore në bazë të Ligjit të ri për zytarët publikë që rregullojnë procedurat e rekurtimit në komuna, me theks lejimin e listës pritëse në arsim dhe shëndetësi.

5 - Komunave t’i kthehen pronat nga AKP-ja, prona këto që janë të përcaktuar dhe të shpallura me interes publik e për të cilat komunat i kanë nisur procedurat e projekteve dhe kanë njoftuar me shkrim nivelin qendror

6 - Të krijohen mekanaizma ligjor për bartje e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve për zhvillim të projekteve dhe të ketë shmanige të procedurave burokratike për dhënien e lejeve për zhvillimn e projektve komuanle

7 - Të mos lejohet që zonat ekononike në komuant të mos kalojnë në nivelin qëndror po të vazhdohet të administrohen nga komuna.

Jemi shpresëplotë se në takimin e radhës mes nesh të tillat të jenë të adresuara.” – ka thënë Aliu.

Pas përfundimit të fjalimit të Aliut, kryeministri Kurti ka thënë se “do t’i diskutojmë e trajtojmë të gjitha këto”.

Lajme të ngjashme