Bajrami kërkon reagim urgjent për zjarrin në deponinë e Sferkës - NACIONALE

Bajrami kërkon reagim urgjent për zjarrin në deponinë e Sferkës

10 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar reagim urgjent të institucioneve për zjarrin në deponinë e mbeturinave në Sferkë, duke paralajmëruar për pasoja të rënda mjedisore dhe shëndetësore.

Ajo tha se disa protestues dhe punëtorë që po përpiqen të shuajnë zjarrin janë helmuar nga tymi, ndërsa akuzoi institucionet përgjegjëse për mungesë veprimi.

Bajrami i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të sigurojë koordinim të plotë të institucioneve për mobilizimin e të gjitha kapaciteteve shtetërore në shuarjen e zjarrit.

Lajme të ngjashme