Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës dhe hetim për vonesën institucionale - NACIONALE

Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës dhe hetim për vonesën institucionale

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar mbylljen e deponisë së Sferkës dhe hetim të plotë për përgjegjësinë institucionale lidhur me zjarrin që, sipas saj, ka vazhduar për afro dhjetë ditë.

Bajrami ka mirëpritur vendimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe urdhrin e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për angazhimin e njësive të specializuara në deponi.

“E mirëpres vendimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe urdhrin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për angazhimin e njësive të specializuara në deponinë e Sferkës”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë, Bajrami ka kritikuar vonesën e reagimit institucional, duke theksuar se ndërhyrja ka ardhur pas disa ditësh djegieje të pandërprerë.

“Fatkeqësisht, ky angazhim vjen pas afro dhjetë ditësh djegie të pandërprerë”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Ajo ka kërkuar që të hetohet përgjegjësia për vonesën, mosveprimin institucional dhe dëmet e shkaktuara ndaj shëndetit të qytetarëve, mjedisit dhe pronës.

Lajme të ngjashme