Bajrami: Kam mbrojtur interesin tuaj dhe do të vazhdoj ta mbroj me dinjitet e përkushtim - NACIONALE

Bajrami: Kam mbrojtur interesin tuaj dhe do të vazhdoj ta mbroj me dinjitet e përkushtim

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për mbështetje të LDK-së, duke e cilësuar atë si moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Bajrami ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që, sipas saj, i kanë dhënë gjatë fushatës, duke shkruar se në çdo fshat, qytet, lagje dhe shtëpi ka parë shpresë dhe besim.

Ajo është shprehur se gjatë takimeve me qytetarët ka dëgjuar brengat dhe pritjet e tyre, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e marrë si forcë gjatë rrugëtimit politik.

“Nesër nuk është vetëm një ditë votimi. Është një ditë vendimi për të ardhmen e Kosovës, për familjet tona dhe për brezat që vijnë”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme