Bajrami i reagon Muratit: 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror - NACIONALE

Bajrami i reagon Muratit: 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Financave njëherit deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, për kontratat njëburimore.

Bajrami ka thënë se për më pak se tri vite janë nënshkruar 209 milionë euro kontrata sekrete nga niveli qendror.

“Për me pak se tri vite janë nënshkru 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror. Janë 16 ministri që nëse kish qënë mesatarja 1 milionë euro në vit për ministri do të duhej të ishin 48 milionë euro kontrata sekrete për tri vite, POR sipas KRPP-së janë nënshkru 209 milionë euro.” – ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Vetëm një nga gënjeshtrat e ministrit të financave që sot e tha në seancë peshon hiç më pak se 161 milionë euro

Për shkaqe objektive nuk jam në seancë por ministri i financave po thotë plot të pavërteta.

Ai për kontratat e negociuara tha se në mesatare janë një milionë euro për ministri. Kjo nuk është e vërtetë.

Për me pak se tri vite janë nënshkru 209 milionë euro kontrata sekrete vetëm nga niveli qendror. Janë 16 ministri që nëse kish qënë mesatarja 1 milionë euro në vit për ministri do të duhej të ishin 48 milionë euro kontrata sekrete për tri vite, POR sipas KRPP-së janë nënshkru 209 milionë euro.

Diferenca në mes 209 dhe 48 milionë euro është 161 milionë euro.

Kaq peshon gënjeshtra e Hekuran Muratit.

Tjetra, ai prapë i referohet skandalit të Thesarit, por anashkalon faktin se drejtorin e Thesarit e ka bë guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Koncentrohu ministër!

Po për shlyrjen e borxheve ambalazhuesëve të ujit çka ka me thanë ministri i financave?

Lajme të ngjashme