Bajrami e then e para bojkotin e LDK-së ndaj RTK-së: “U përdorën nga VV edhe për lajme të rreme kundër gazetarëve” - NACIONALE

Bajrami e then e para bojkotin e LDK-së ndaj RTK-së: “U përdorën nga VV edhe për lajme të rreme kundër gazetarëve”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bojkotin tash me vite ndaj RTK-së e para që e then nga Lidhja Demokratike e Kosovës është Hykmete Bajrami, e cila sot zhvillon intervistë në televizion publike.

Bajrami tha se bojkoti ishte për pasojë të kapjes së këtij televizioni nga Vetëvendosja dhe shndërrimit të saj në një kanal zëdhënës partiak.

Mes tjerash, aja rikujtoi edhe se si RTK-ja u përdor edhe për sulm ndaj mediave, përkatësisht ndaj Nacionales dhe Periskopit, me lajmin e rremë të Slobodna Bosnës.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar një kohë të gjatë Radiotelevizionin e Kosovës, sepse kemi qenë dhe mbetemi kundër kapjes politike të televizionit publik nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky bojkot ishte protestë ndaj mënyrës se si LVV e shëndrroi RTK-në në zgjatim të pushtetit të vet, përmes vendosjes së shërbyesëve të saj në bord, vendosjes së menaxhmentit krejtësisht politik, në kundërshtim të plotë me ligjin e RTK-së dhe të gjitha standardeve etike e profesionale për funksionimin e medias publike, si shtyllë e demokracisë së një shteti të lirë.

Sot, RTK është në gjendje të rëndë, e nënshtruar ndaj pushtetit, me buxhet të zvogëluar e të pamjaftueshëm përballë inflacionit, me kushte të vështira pune dhe me tendencë të vazhdueshme për të bërë propagandë në të mirë të pushtetit dhe sulm ndaj të gjithë kritikëve të tij. Për më tepër, sot RTK funksionon pa bord, sepse s’ka kuorum për vendimmarrje dhe me një drejtor i cili aktualisht po e ushtron mandatin jashtëligjshëm.

RTK është keqpërdorur nga Vetëvendosje deri edhe në shpërndarjen e lajmeve të rreme kundër gazetarëve dhe kritikëve të saj. Nga një televizion publik, është shndërruar në një platformë politike.

Duke pas për bazë të gjitha këto, sonte jam në intervistë në RTK me një mesazh të qartë. LDK po kthehet për të folur drejtpërdrejt me qytetarët, pikërisht aty ku përpjekjet për politizim s’kanë të ndalur.

Nuk po kthehemi sepse ka ndryshuar gjendja, por për ta ndryshuar atë, sepse besojmë se qytetarët meritojnë të dëgjojnë të vërtetën në mediumin që duhet t’iu shërbejë atyre. Po rikthehemi për t’ua kujtuar se Vetëvendosje e ka degraduar edhe këtë institucion, ashtu si shumë të tjera, dhe për të mbështetur gazetarët profesionistë që përballen çdo ditë me presion politik.

RTK duhet të jetë vetëm e publikut, aty do t’i themi të vërtetat, pa asnjë kompromis.

Lajme të ngjashme