Bajrami: E mbështesim grevën, LDK nuk del kundër një të drejte ligjore - NACIONALE

Bajrami: E mbështesim grevën, LDK nuk del kundër një të drejte ligjore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se fajtor kryesor për grevën në arsim është Qeveria e Kosovës

Bajrami ka thënë se partia e saj nuk është fare e kënaqur me grevat e sindikatave në Kosovë.

Ajo shton se LDK-ja e përkrahë grevën, dhe se përgjegjësinë kryesore sipas saj, e ka Qeveria e Kosovës.

Ajo ka thënë, se po të ishte LDK, në pushtet, çështja e grevës do të zgjidhej menjëherë.

“Ne nuk jemi të kënaqur që ka grevë. Ne e mbështesim grevën. LDK asnjëherë nuk del kundër një të drejte ligjore. Ajo çfarë ne e kemi diskutu, sikur ne të ishim në pushtet, ne sot do e kishim bërë indeksimin e pagave e pensioneve në shumë prej 20%”, ka thënë Bajrami në Debat Plus.

Deputetja thotë se subjekti i saj po kërkon nga kryeministri Kurti që t’i kthej nxënësit në shkollë.

“Ne po kërkojmë që Kurti t’i kthejë nxënësit në shkollë. Ai deklaronte me kreun e sindikatave të Evropës, me sindikatën e Kosovës. Në një shtet normal, qeveria ditë e natë do të diskutonte me sindikatën. LDK, mendon që kërkesat e sindikatës, janë legjitime, kjo rrjedhimisht i bie që i përkrahim format ligjore të tyre”, ka thënë ajo.

Bajrami thotë se ka munguar dialogu social, që sipas saj është esencial për zgjidhjen e krizës.

Lajme të ngjashme