Bajrami e LDK-së: Bordi i KEK-ut e Qeveria, të gjithë janë bashkë në skandalin e energjisë - NACIONALE

Bajrami e LDK-së: Bordi i KEK-ut e Qeveria, të gjithë janë bashkë në skandalin e energjisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se bordi i KEK-ut dhe Qeveria janë bashkë në “skandalin e energjisë”.

Bajrami përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se bordi i KEK-ut nuk po e shkarkon, e as suspendon Nagip Krasniqin, i cili ndodhet në paraburgim.

Tutje, ajo ka shkruar: “Ministrja Rizvanolli/Qeveria nuk e shkarkon Bordin”.

“Sepse të gjithë janë bashkë në skandalin e energjisë, pëndryshe si shpjegohet kjo singergji në funksion të mbrojtjes së keqës? Partia në pushtet është shndërru në mburojë e Naigip Krasniqit i paraburgosur dhe Martin Berishajt nen hetime!” – ka thënë ajo në fund.

Postimi i plotë:

- Nagip Krasniqi, eksperit i energjisë i LVV-së, vazhdon me qënë drejtor i KEK-ut edhepse tani në paraburgim i dyshuar për tri vepra penale.

- Bordi i KEK-ut i LVV-së nuk e shkarkon as nuk e suspendon Nagip Krasniqin,

-Ministrja Rizvanolli/Qeveria nuk e shkarkon Bordin,

Sepse të gjithë janë bashkë në skandalin e energjisë, pëndryshe si shpjegohet kjo singergji në funksion të mbrojtjes së keqës?

Partia në pushtet është shndërru në mburojë e Naigip Krasniqit i paraburgosur dhe Martin Berishajt nen hetime!

Lajme të ngjashme