Bajrami: Albright i përkulej delegacionit të Kosovës që t’i thotë po marrëveshjes së Rambujesë
Arsim Bajrami, akademik, që në kohën e luftës kishte shërbyer si këshilltar juridik në Delegacionin për në Konferencën e Rambujesë, ka rikujtuar disa nga momentet më kritike të kësaj konference.
Duke folur në KTV, Bajrami vlerësoi se tri-kaktër ditët e fundit ishin momentet më dramatike.
Në rrëfimin e tij, Bajrami ka treguar një episod interesant, ku përfshihet ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeline Albright.
“Momente dramatike ishin tri-katër ditët e fundit. Ishte shumë dramatike kur Albright erdhi në Kështjellë. Projekti i Rambouilles ishte amerikan. Amerikanët e sponsorizuan, me dokumente e ishin më numerik në Kështjellë. Albright merrte informacione çdo ditë për zhvillimet në konferencë. E kuptoi se ka probleme në delegacionin e Kosovës në arritjen e konsensusit që t’i thuhet po marrëveshjes. Vendosi të vinte vetë, ndonëse e kishte Holbrooken dorën të djathtë....Albright e shihte rrezik se do të dështonte kjo. Nuk harroj ato fjalime të saj. Mënyra se si i përkulej delegacionit të Kosovës që t’i thotë po marrëveshjes. Ajo jepte garanci se ne qëndrojmë prapa. Se do t’ju bëjmë zot të shtëpisë” – ka theksuar ai.