Bajrami: Aftësia e qeveritarëve për të lexuar raporte është e paparë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar renditjen e Kosovës në World Justice Project.
Në profilin e saj në “Facebok”, ajo ka shkruar se qeveritarët kalojnë 39 faqe të raportit dhe shkojnë te faqja 40 për të gjetur diçka për t'u lavdëruar
Sipas saj, aftësia e qeveritarëve për të lexuar raporte është e paparë.
“Kërkohet punë e jo propagandë e të pavërteta. Aftësia e qeveritarëve për të lexuar raporte është e paparë. Injorojnë krejt raportin, kalojnë 39 faqe dhe shkojnë te faqja 40, gjejnë diçka për t'u lavdëruar por realiteti është ndryshe. World Justice Project e renditë Kosovën në pozitën e 57-të në këtë vit. Ende larg nga viti 2020 ku Kosova renditej e 54-ta, derisa vitin e kaluar kishte pësuar regres dhe renditej e 60-ta”, ka shkruar Bajrami.