Bajrami: LDK-ja ka qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me VV-në - NACIONALE

Bajrami: LDK-ja ka qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me VV-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami, ka bërë me dije se në letrën e Albin Kurtit për LDK-në do të përgjigjet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Para hyrjes në zyrat e partisë, ajo ka thënë se LDK-ja tashmë ka një qëndrim të formësuar për bashkëpunimin me VV-në.

Sipas saj, kjo parti nuk ka qenë duke pritur letrën e Kurtit për të marrë qëndrim.

“Kryetari vetë do të përgjigjet në letër dhe ai e ka ekskluzivitetin që të ju tregoj se çfarë do të thotë për letrën. Mirëpo LDK-ja ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimin me VV. Ne nuk kemi qenë duke pritur letër në mënyrë që ta bëjmë qëndrimin. Ne kemi qëndrim”, ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme