Bajram Begaj betohet si president i ri i Shqipërisë të dielen
Ceremonia e kalimit të detyrës nga Ilir Meta tek presidenti i ri Bajram Begaj, pritet të mbahet të dielën në Parlamentin e Shqipërisë, në orën 18:00.
Seancën do ta drejtojë kryetarja e Kuvendit, përderisa presidenti i ri i Shqipërisë Begaj do të betohet para deputetëve dhe do të mbajë fjalën përshëndetëse.
Kuvendi i Shqipërisë me 4 qershor ishte mbledhur në një seancë të posaçme parlamentare ku kishte votuar për President të ri të Shqipërisë Bajram Begajn, kandidat i propozuar nga radhët e Partisë Socialiste.
Begaj është një ushtarak me karrierë, mbante pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Begaj mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenoi. Këto vota ishin të mjaftueshme që Bajram Begaj të zgjedhet President i ri i Republikës së Shqipërisë