Bajqinovci pas reagimit të Haradinaj: E paska përcjell me shumë vëmendje mbledhjen e LV-së
Pas postimit të Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, kundrejt Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka reaguar menjëher edhe Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Bajqinovci shkruan se Ramush Haradinaj e paska përcjell me shumë vëmendje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së.
“Paska marrë edhe shënime. Me këtë nivel të interesimit, e meriton që në mbledhjen e ardhshme me e ftu që të marrë pjesë si mysafir, se si anëtar nuk e pranojmë”, shkruan Bajqinovci.