Bajqinovci: Opozitës i ka humbur koncentrimi, s'po mund të zë vend askund
Deputeti i LV-së, Mefail Bajqinovci, ka kriitkua opozitën për mungesë koncentrimi .
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk e di pse këto parti e kanë këtë siklet.
“Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave. Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës. Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave. Opozitës i ka humbur koncentrimi. S'po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë! Ani pse liberalizimi dhe shampanja ka ndodhur pardje”, ka shkruar ai.