Bajqinovci nuk tregon se cilat shërbime të huaja mike i thanë se "Serbia po trajnon 400 ekstremistë"
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka folur në KTV, në lidhje me situatën politike dhe të sigurisë në mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke cituar shërbimet e huaja mike, por pa specifikuar se kush janë ata, Bajqinovci ka thënë se 400 ekstremistë po trajnohen nga Serbia në Kopaonik.
“Është standard i dyfishtë. Vetë fakti që BE-ja nuk e ka gjykuar përpos deklarativisht, një rezolute të BE-së dhe s’ka pasur pasoja ndaj Serbisë, sot Serbia po i trajnon 400 ekstremistë në Kopaonik. E thonë edhe shërbimet e huaja mike tonat. S’është me rëndësi referenca. Shërbimet mike. Mendoj se informacionet, që s’i demanton as Serbia, janë që 400 ekstremistë po trajnohen në Kopaonik sepse s’ka pasur pasoja në Banjskë” - tha mbrëmë Bajqinovci në KTV-së.