Bajqinovci merret sërish me opozitën, thotë se janë "të shqetësuar nga tubimet masive" të Kurtit - NACIONALE

Bajqinovci merret sërish me opozitën, thotë se janë "të shqetësuar nga tubimet masive" të Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita “është e shqetësuar nga tubimet masive dhe mbështetja që kryeministri Kurti po merr nga qytetarët”.

Ai foli për përpjekjet të cilat ai pretendon se opozita po i bën “për të devijuar vëmendjen duke pretenduar ndarje mes mërgatës dhe qytetarëve në Kosovë”.

Postimi:

Është e qartë se opozita është e shqetësuar nga tubimet masive dhe mbështetja që kryeministri Kurti po merr nga qytetarët. Përpjekjet e tyre për të devijuar vëmendjen duke pretenduar ndarje mes mërgatës dhe qytetarëve në Kosovë janë të pabaza. Ne e dimë se kush ka ofenduar vërtet qytetarët tanë brenda dhe jashtë vendi me epitete të ndryshme. Këto taktika nuk funksionojnë më—populli është i vetëdijshëm brenda dhe jashtë vendi.

S’ka kthim mbrapa.

Lajme të ngjashme