Bajqinovci i bindur: Populli i vendosur t’i besojë vetëm Kurtit, opozita në krizë të thellë
Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, opozita aktualisht gjendet “në një krizë të thellë”.
Krejt kjo “krizë”, në mendjen Bajqinovcit, është shkak-pasojë e “mbështetjes së madhe që po merr Kryeministri Kurti”.
Madje, deputeti i VV-së është i bindur se populli mbetet i “i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë.”
Postimi:
Opozita është në një krizë të thellë për shkak të mbështetjes së madhe që po merr Kryeministri Kurti. Asgjë nuk po i ndihmon opozitës, madje as studiot televizive. Populli i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë.