Bahtiri viziton minatorët e lënduar të Trepçës pas shpërthimit të acidit sulfurik - NACIONALE

Bahtiri viziton minatorët e lënduar të Trepçës pas shpërthimit të acidit sulfurik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar minatorët e Trepçës që u lënduan pas shpërthimit të acidit sulfurik brenda minierës.

Ai ka përsëritur se të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, por dy prej tyre, kanë lëndime më të rënda.

“Sipas njoftimeve të para nga stafi mjekësor të cilët i falënderoj shumë për profesionalizmin dhe angazhimim e tyre të mënjëhershëm, tetë nga të lënduarit janë në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërkohë që dy të tjerë janë me lëndime më të rënda, por që falë Zotit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë! Rrjedhimisht, pesë nga të lënduarit janë liruar për në shtëpi, ndërkohë që edhe shtatë të tjerë priten të lirohen gjatë ditës.” – ka thënë ai.

Bahtiri ka publikuar pamje edhe nga spitali, derisa iu uroj shërim të shpejtë minatorëve të Trepçës.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme