Bad News Eagles mposhtin Eclot në finale dhe fitojnë mbi 20 mijë euro - NACIONALE

Bad News Eagles mposhtin Eclot në finale dhe fitojnë mbi 20 mijë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles kanë fituar turneun "Tipsport Prague Cup 2022 Finals", që u zhvillua në Ceki duke mposhtur në finale Dynamo Eclot.

BNE ishin të jashtëzakonshëm duke triumfuar bindshëm me mapa 2:0.

Fillimisht, ata fituan në "De_Inferno" që ishte zgjedhje e Eclot me rezultat bindës 12:16, duke qenë më të mirë në të dy pjesët (7:8, 5:8).

Ndërsa, në mapin e dytë "De_Ancient" fituan me rezultat edhe më të thellë 10:15 (8:7, 2:8).

Kështu, Bad News Eagles fitojnë trofeun midis Çekisë duke fituar edhe një çmim mjaftë të lartë në vlerën e 20 mijë e 650 euro.

Ndërsa, Eclot si pozitë e dytë do të fitojnë 9 mijë e 290 euro.

Lajme të ngjashme