Bad News Eagles e nisin për mrekulli në "Elisa Masters", mposhtin SAW - NACIONALE

Bad News Eagles e nisin për mrekulli në "Elisa Masters", mposhtin SAW

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles e kanë nisur me fitore aventurën në "Elisa Masters", duke mposhtur në ndeshjen e parë skuadrën portugeze, SAW.

BNE zhvilluan lojë të bukur në mapin "De_Ancient", për të siguruar fitoren e parë në grupin B.

Fillimisht, ekipi kosovar nuk është që e nisi mbarë duke humbur pjesën e parë me rezultat të thellë 5:10, por si "Terrorist" u këndellen shpejt, duke shënuar fitore me rezultat 16:12.

Më i miri padyshim ishte "sinnopsyy" me 31 vrasje, ndjekur nga "gxx" me 17 sosh.

Në ndeshjen e radhës, BNE do të përballet me Astralis dhe nis në ora 13:00.

Lajme të ngjashme