Babë e bir rrahen në Prishtinë, bëhen për spital
Policia e Kosovës ka njoftuar për një dhunë në familje.
Të përfshirët janë babë e bir.
Pas rrahjes, siç raporton PK-ja, atyre u është ofruar tretman mjekësor.
“Prishtinë 15.11.2024 – 17:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) pas një mosmarrëveshje verbale, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24-orësh.