Babai i Naim Murselit nuk paraqitet për të dëshmuar në gjykatë
Shaban Murseli, babai i të akuzuarit Naim Murseli, nuk është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit për seancën e së premtes, ku Naim Murseli së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, bëri të ditur se dëshmitarin Shaban Murseli e kanë kontaktuar, mirëpo i njëjti ka deklaruar se nuk do të paraqitet në gjykatë.
“Me 26 shtator është njoftuar për seancë, e kemi ftuar me telefon, na ka deklaruar përmes telefonit që nuk paraqitet në gjykatë dhe ka thënë se do të mbetet pranë deklarimeve të tij, por gjykata do të mundohet prapë.” – ka bërë të ditur gjyqtarja Dermaku.
Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Florian Avdia.
