Babai i Marigona Osmanit: Kur e pashë fotografinë, më mirë të më kishin vrarë
Muhabi Osmani – babai i së ndjerës, Marigona Osmani, ka rrëfyer momentin kur e ka kuptuar se Marigona kishte ndërruar jetë.
I ftuar në “Debat Plus”, Osmani teksa flet me plot emocion për bijën e tij të ndjerë, ka thënë se në momentin kur e kishte parë fotografinë e Marigonës, në gjendjen kur kishte ndërruar jetë, “më mirë të më kishin vrarë”.
“Kur ma kanë treguar fotografinë, më mirë të më kishin vrarë aty, por Zoti po ta dhënka një fuqi. Kam shkuar në shtëpi, kam qenë me një shok të punës, në kuzhinë ka qenë duke më pritur bashkëshortja, kanë qenë fëmijët dhe thashë ta tërheq nga fëmijët dhe hymë në dhomën tjetër. Thashë, Valdete mbahu e fortë, Marigona ka vdekur. Mos qaj për hir të fëmijëve, qëndro. Nuk i tregova, i thashë aksident”, shtoi ai.
Kur pyetet se a i kishin treguar hetuesit se kush ishte i dyshuari, Osmani thotë se “ata më thanë se këtë punë do ta kryejmë ne, dhe faktikisht e zunë. Unë nuk e di se çfarë e ka shtyrë atë ta bëjë atë vepër. Me çu dorë ashtu”, shtoi ai.