Babai i asistentit të Kurtit thotë se mbajti orën e mësimit: I përsëritëm mësimet e kaluara - NACIONALE

Babai i asistentit të Kurtit thotë se mbajti orën e mësimit: I përsëritëm mësimet e kaluara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ramadan Beqiri, ose babai i Arianit Beqirit – asistentit të Kryeministrit Kurti dhe asambleistit të VV-së në komunën e Prishtinës – ka vazhduar postimet në kundërshtim të grevës së kolegëve të tij.

Ai ka postuar një shkrim në Facebook e në të cilin tregon se me nxënësit e klasës së VIII ka bërë përsëritje nga mësimet e kaluara.

Z. Beqiri është arsimtar i lëndës së Fizikës, dhe ka bërë thirrje edhe më herët që mësimi të vazhdojë.

Arsimtari në këtë orë ka shpjeguar siç mund të shihet edhe nga fotografia “Lëvizjet dhe llojet e tyre”.

Po të mos ligjëronte lëndën e Fizikës por atë të Filozofisë Politike, Beqiri mund të shpjegonte edhe lëvizjet politike të Lëvizjes Vetëvendosje, prej "Jo Negociata, Vetëvendosje!" e këndej.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme