Azemi thotë se punëtorët nga Bangladeshi "synim kryesor e kanë Kosovën për ikje tranzitore"
Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët e ardhur nga Bangladeshi, po e shfrytëzojnë Kosovën vetëm për ikje tranzitore.
“Për 9 muaj kemi 20 punëtor të vdekur në vendet e tyre të punës. Kemi ardhje të punëtorëve nga Bangladeshi rreth 500, e të cilët synim kryesor e kanë Kosovën për ikje tranzitore.” – ka thënë ai.
Në një konferencë për medie, Azemi ka folur ikjen e të rinjve ku ka fajësuar Qeverinë e Kosovës që nuk po bën asgjë në këtë aspekt.
“Rritja e pagave ne QKUK nga 275 në 402 euro. Pas presioneve sindikale dhe angazhimit të Ministrit të Shëndetësisë. Tregu i fuqisë punëtore është hallakatur, nuk është asgjë e sigurt te ato kompani që si kanë trajtua mirë punëtorët. Edhe sot nuk kemi pagë minimale dhe ajo që e ka propozuar Qeveria është qesharake. Nuk jemi duke bërë asgjë që së paku të zvogëlohet ikja e punëtorëve nga Kosova”.
“S’kemi kontrate kolektive, s’kemi sigurime shëndetësore. S’po shohim perspektiv në vendin tonë për të punuar. Qeveria se ka bërë punën më të vogël për parandalim e ikjes se punëtorëve. S’po kemi dialog pothuajse fare si partner me Qeverinë e Kosovës. Gjithçka që kërkohet nga Sindikatat Qeveria e sheh si kërkese kundërshtuese për këtë Qeveri.” – ka thënë Azemi.
