Azemi: Mobilizimi dhe rritja e LDK-së duket se përveç pushtetit, po i frikëson edhe opozitarët
Visar Azemi i LDK-së ka reaguar në lidhje me reagimet e shumta të pushtetit dhe të opozitës ndaj partisë së tij.
Azemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mobilizimi dhe rritja e LDK-së duket se përveç pushtetit, po i frikëson edhe opozitarët.
Ai tutje ka thënë se LDK nuk është si asnjëra, duke shtuar se është pengesë për të dy palët.
“Mobilizimi dhe rritja e LDK-së duket se përveç pushtetit, po i frikëson edhe këta opozitarët që e kërkojnë shpëtimin te njëri-tjetri përmes koalicioneve e të ashtuquajturave fronteve opozitare. LDK, duke mos qenë si asnjëra, duket se është pengesë për të dy palët. Rruga e Re është projekti që në bosht ka qytetarët, të cilët përditë po shtojnë radhët tona. Prandaj, ka panik edhe tek partia në pushtet që po e thellon vendin në krizë, edhe tek ata që në të kaluarën pushtetin e përdorën për interesa të ngushta private. Ne jemi alternativa dhe Rruga e Re është projekti për të ardhmen e Kosovës.” – ka shkruar Azemi.