Komuna mori pajisjet në QMF-në në fshat për shkak të “situatës globale ushtarake”, reagon ashpër Azemi
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se kjo parti ka një plan që do të shërbejë si model për zhvillim e Ferizajt në 50 vitet e ardhshme.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka reaguar pas zhvillimeve në QMF-në në një fshat të Ferizajt.
“Komuna e ka arsyetuar marrjen e pajisjeve mjekësore nga QMF në fshatin Softaj si pasojë e situatës globale politike dhe ushtarake, “me qëllim të forcimit të shërbimit emergjent 24 orësh”.
Në anën tjetër, si pasojë e zhvendosjes së këtyre pajisjeve – përfshirë edhe aparatin e oksigjenit – banorë të pesë fshatrave duhet të udhëtojnë deri në 10 kilometra për t’i marrë shërbimet në QKMF në Ferizaj.
Ne kemi një plan që do shërbejë si model për zhvillim në 50 vitet e ardhshme.
Për një Ferizaj të jetueshëm” – ka shkruar ai.