Azemi: Gjendja në Spitalin e Ferizajt, tregon më së miri qasjen e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore - NACIONALE

Azemi: Gjendja në Spitalin e Ferizajt, tregon më së miri qasjen e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pas raportimeve për pamjen e tmerrshme të spitalit të Ferizajt.

Azemi ka thënë se kjo gjendje tregon qasjen e qeverisë lokale dhe asaj qendrore ndaj shëndetit publik.

“Gjendja në Spitalin e Ferizajt, tregon më së miri qasjen e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve.”

“Papastërtia që shihet edhe në këtë video, pajisjet e vjetruara dhe kushtet e papranueshme nuk janë thjesht pasojë e neglizhencës së spitalit, por e një sistemi që nuk investon tek njerëzit dhe nuk siguron standardet themelore. Nevoja për ndryshim është urgjente.” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme