AVONET: Rritja e planifikuar e taksave gjyqësore nga KGJK, kundër të drejtave të njeriut - NACIONALE

AVONET: Rritja e planifikuar e taksave gjyqësore nga KGJK, kundër të drejtave të njeriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrjeti i OJQ-ve, Avonet, ka lëshuar një komunikatë për media, ku ka kritikuar ashpër rritjen e planifikuar të taksave gjyqësore nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Sipas Avonet kjo rritje e planifikuar është kundër të drejtave të njeriut, sepse taksat do të bëheshin të pa përballueshme për qytetarët.

Nëse implementohen në formën e tyre aktuale, këto tarifa do të bëjnë që qasja në drejtësi të jetë e pamundur për shumicën e qytetarëve tanë. Kjo është një shkelje e qartë e të drejtave themelore të njeriut dhe e parimeve themelore të drejtësisë së barabartë dhe si e tillë do cenojë rëndë sigurinë juridikë të qytetarëve të Kosovës.” – thuhet ndër të tjera aty.

E plotë:

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢fi𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐞 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐆𝐉𝐊-𝐣𝐚 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐨𝐣𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 AVONET shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me 𝗗𝗿𝗮𝗳𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗨𝗱𝗵𝗲̈𝘇𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗔𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃 𝗽𝗲̈𝗿 𝗨𝗻𝗶fi𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗧𝗮𝗸𝘀𝗮𝘃𝗲 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿𝗲, i cili është propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjatë periudhës prej 20.02.204 deri më 06.03.2024 ka qenë në diskutim publik.

Në këtë drejtim, me qëllim të dhënies së kontributit tonë, që gjithmonë për synim ka mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, brenda afatit të caktuar kohor kemi dhënë komentet e tona.

AVONET ka analizuar në tërësi aktin në fjalë, ku kemi vërejtur se me anë të këtij akti synohet të bëhet rritja e taksave gjyqësore, në kuptim të ngritjes së vlerave monetare për ushtrimin e mjeteve juridike dhe ofrimit të shërbimeve nga organet e sistemit gjyqësor. Tarifat e propozuara janë të jashtëzakonisht të larta dhe kjo nuk mund të neglizhohet.

Nëse implementohen në formën e tyre aktuale, këto tarifa do të bëjnë që qasja në drejtësi të jetë e pamundur për shumicën e qytetarëve tanë. Kjo është një shkelje e qartë e të drejtave themelore të njeriut dhe e parimeve themelore të drejtësisë së barabartë dhe si e tillë do cenojë rëndë sigurinë juridikë të qytetarëve të Kosovës.

Ne kemi kryer një analizë të shkurtë krahasuese me praktikat e vendeve të rajonit dhe standardet ndërkombëtare dhe kemi gjetur se tarifat e propozuara nga KGJK janë dukshëm më të larta, nëse krahasohet me vende të tjera në rajon.

AVONET vlerëson se taksat gjyqësore të larta krijojnë pengesa të mëdha për qytetarët për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre nëpërmjet sistemit gjyqësor. Në një shoqëri demokratike dhe me respekt për shtetin e së drejtës, qasja në drejtësi duhet të jetë e barabartë dhe e qasëshme për të gjithë. Rritja potenciale e tarifave gjyqësore, do të bënte që kjo qasje të jetë e pamundur për ata individë (persona fizik apo juridik) me burime të kufizuara financiare, duke i lënë ata pa mbrojtje të duhur ligjore, rrjedhimisht duke i privuar nga e drejta për realizimin e të drejtave të tyre ligjore të garantuara me legjislacionin pozitiv në vendin tonë. Prandaj, ne kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të reflektoj dhe të rishikojë me kujdes draftin e propozuar për taksat gjyqësore. Ne kërkojmë që të merren parasysh komentet tona dhe të palëve të tjera me interes, në mënyrë që të sigurohen taksa të arsyeshme dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne besojmë se një sistem gjyqësor i drejtë dhe i efektshëm është thelbësor për funksionimin e shtetit të së drejtës. Me respekt, Zyra për Informim Rrjeti i OJQ-ve AVONET.

Lajme të ngjashme