AVONET: Komuna e Ferizajt vazhdon të nxjerr vendim për leje ndërtimore në kundërshtim me Ligjin
Lejet për ndërtim në kundërshtim me Ligjin kanë bërë që organizata joveritare AVONET së bashku me disa banor të protestojnë sot para Komunës së Ferizajt.
Përmes një komunikate për media nga AVONET kanë thënë se komuna e udhëhequr nga Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës vazhdon të nxjerr vendim për leje ndërtimore në kundërshtim me Ligjin për Planifikimin Hapësinor.
“AVONET, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e lejeve ndërtimore në Komunën e Ferizajt, e veçanërisht vendimin e lejes ndërtimore të datës 03.05.2023 në emrin e “HIT PETROLL” shpk, që sipas AVONET, ky vendim për leje ndërtimore me numër të vrojtimit të lejes 04-351/01-0022975/23 për parcelën kadastrale me numër 3342-1 ZK Ferizaj, që ndodhet në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj me pronar: “HIT – Petroll” shpk Ferizaj me emrin e projektit: “Objekt i banimit me afarizëm me etazhitet B+P+8+PH, që sipas AVONET është në kundërshtim me Ligjin Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, sepse janë ka dhënë kushtet ndërtimore me PZHK dhe me Ligjin e ndërtimit 04/L-110 neni 18, UA 06/2017.” – thuhet në komunikatën e organizatës.
Nga AVONET kanë bërë të ditur se për nisjen e këtij ndërtimi një interpretim e ka dhënë edhe Ministria e Mjedisit “ku është theksuar se “Kushtet Ndërtimore nuk mund të lëshohen duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal, sepse sipas nenit 15, paragrafi 1, të Ligjit Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, Plani Zhvillimor Komunal është dokument orientues strategjik, i cili nuk përcakton rregulla, kushte dhe detaje tjera të nevojshme për ndërtim/zhvillim”, dhe sipas tyre në këtë rast, Komuna e Ferizajt dhe zyrtarët e komunës kanë mohuar ekzistencën e Planeve Rregullative Urbane.
“Komuna e Ferizajt, dhe në veçanti zyrtarët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, kanë dhënë Kushtet Ndërtimore në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor sepse lejet ndërtimore dhe kushtet ndërtimore nuk janë dhënë siç e parasheh Ligji Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor dhe sipas Planeve Rregullative Urbane (PRRU), por me PZHK dhe me Ligjin e ndërtimit 04/L-110 neni 18, UA 06/2017 dhe për këtë, MMPHI ka dhënë përgjigjen: Kushtet Ndërtimore nuk mund të lëshohen duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal, sepse sipas nenit 15, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor, Plani Zhvillimor Komunal është një dokument orientues strategjik, i cili nuk përcakton rregulla, kushte dhe detaje tjera të nevojshme për ndërtim/zhvillim”. Kjo është specifikuar edhe në Ligjin Nr. 04/L-110 PËR NDËRTIM, në nenin 18, paragrafin 2, për përcaktimin e kushteve ndërtimore.” – thuhet tutje në komunikatë.
AVONET në komunikatën e tyre kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës që të fillojnë në mënyrë urgjente hetim lidhur me vendimet e lejeve ndërtimore të lëshuara nga Komuna e Ferizajt.
