"Avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës", Osmani takon presidentin George W. Bush
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin e 43-të i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kujtuar deklaratën "Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur" të presidentit Bush në Tiranë më 2007.
E para e shtetit ka thënë më tej se Bush “ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës.”
Postimi:
"Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur", është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.
Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës.