Rasti i BKS-së, avokati Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor - NACIONALE

Rasti i BKS-së, avokati Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati Yll Zekaj, ka reaguar ndaj mbajtjes së 35 të pandehurve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, për të cilët Prokuroria Themelore në Prizren kishte propozuar masa alternative.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor.

Sipas tij, në Kosovë ndodh qe institucionet shkelin Kushtetutën dhe ligjin, si ne rastin e zyrtarëve të Burgut te Lipjanit.

“Ne Kosove ndodh qe Institucionet shkelin Kushtetuten dhe ligjin, si ne rastin e zyrtareve te Burgut te Lipjanit, duke pritur veprimin e nje institucioni tjeter ne kete rast Gjykates Themelore ne Prizren. Dje ne seance per vendosje lidhur me masen e sigurise per 39 personat e ndaluar ne rastin BKS, e cila filloi ne ora 16:00 ne dhe perfundoi ne ora 22:30, edhe pse Prokuroria per 35 te ndaluar kerkoi masen e paraqitjes ne stacionin policor, Gjykata ne vend se ti liroj menjehere me procesverbal, vendosi t’i ktheje ne ndalim (pa vendim te vecante), ne pritje qe aktvendimi per mase te merret jashte seances edhe pse gojarisht gjyqtari e tha qe vendimi do te merret sot ne ora 10:00”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“I vetmi vendim i ligjshem qe egziston deri tani ne kete rast eshte ai i ndalimit per 48 ore, i cili ka skaduar sot ne ora 10:00. Edhe pse vendimi ka skaduar qe 2 ore, 35 te ndaluarit jane duke u mbajtur ne menyre te kunderligjshme nga Burgu i Lipjanit, pa asnje vendim. Vetem ne Kosove ndodh qe nje institucion ta konsumoje vepren penale te privimit te kunderligjshem nga liria, si ne rastin e zyrtareve te Burgut te Lipjanit, ne pritje te vendimit te Gjykates se Prizrenit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme