Avokati Smakiqi: Zv. Sekretari i Ministrisë së Financave duhet të shkarkohet
Avokati Xhevdet Smakiqi ka bërë me dije se BSPK-ja dhe SBASHK-ja duhet të kërkojnë shkarkimin e zëvendëssekretarit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Enis Spahiu, i cili ka kërkuar pezullimin e pagave për punëtorët e sektorit publik që hyjnë në grevë.
Sipas tij, greva është veprim i garantuar me ligj.
“BSPK-ja dhe SBASHK-u duhet shtuar tash kërkesën shtesë për shkarkimin e Zv.Sekretarit te Përgjithshëm te Ministrisë se Hekuran Muratit, Enis Spahiu. Grevat e punëtoreve janë te garantuara me nenin 27 par.4 te Ligjit Për Organizmin Sindikal Nr.04/-L-011 punëdhënësit i ndalohet te ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj grevistëve”, ka shkruar Smakiqi në profilin e tij në “Facebook”.